Rreth Projektit

"Harta e Aksesit të Tiranës" është ideuar nga organizata Megaphone për të ofruar zgjidhje konkrete për të lehtësuar jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuar. Për t’ju dhënë në duar një guidë të dedikuar të qytetit ku jetojnë, për ta ri-njohur atë.

Cfarë tregojnë simbolet tek aksesi.al, kur një vend është i aksesueshëm?

Një grupim i thjeshtë simbolesh që tregon në c’masë janë të aksesueshme vendet në karrige me rrota:

  • E aksesueshme plotësisht nga përdoruesit e karriges me rrota.
  • E aksesueshme pjesërisht.
  • Nuk është e aksesueshme nga përdoruesit e karriges me rrota.

Impakti i Aksesi.al

Informacioni i ofruar vjen në ndihmë të PAK për të:
  • Planifikuar ditën e tyre në mënyrë më efiçente.
  • Rritur mobilitetin.
  • Përfshirë më shumë në shoqëri dhe në vendimmarrje.
Të dhënat e mbledhura janë gjithashtu një mjet i fuqishëm për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për ndihmesën në hartimin e axhendës politike, duke treguar atë që është arritur dhe atë çfarë ende duhet të bëhet.

Aksesi.al në këtë mënyrë kontribuon në ndërtimin e ambienteve & një shoqërie më përfshirëse.





Kjo faqe eshte realizuar me mbeshtetjen financiare te Open Society Fondation Albania - SOROS.